Shpërthen gazetari: ‘Ky është terrorizëm! Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë, krim kundër njerëzimit’

Klodian Tomorri

Ky është terrorizëm! Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqipërisë është terrorizëm i mirëfilltë. As më shumë e as më pak, krim kundër njerëzimit.

Fiks Fare vërtetoi dje se si te gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekadën e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore është pikërisht masakra që ndodh me ushqimet.

Por nuk është e vetmja. Një miku im doktor më tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se është pikërisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore.

Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në botë, ndërsa shqiptaret kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorimi i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave me dënimet ekzemplare.

Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizëm. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë