Shpëtojini këta njerëz! Kanceri është bërë si gripi

Nga Mentor Kikia

I huazova nga një mik në faqen time në fb këto foto. Janë bërë 2-3 kilometra larg fshatit, ku unë kam lindur e jam rritur dhe mbaj mend retë e kuqërremta të smogut të Metalurgjisë që mbulonin qiellin natë e ditë. Janë bërë 200-300 metra larg qindra shtëpive ku jetojnë mijëra banorë në fshatrat që janë pranë ish Kombinatit Metalurgjik. Janë bërë jo më larg se 10 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit.

Këto janë subjekte industriale që operojnë aktualisht në territorin e këtij kombinati. Edhe pse kombinati është shkatërruar, disa subjekte që janë instaluar në karakatinën e hekurishteve gjigante, mjaftojnë për të prodhuar ndotje dhe vrasje.

Në këto zona numri më i madh i njerëzve vdesin nga kanceri. Kanceri në mushkëri është po aq i zakontë sa edhe gripi në dimër. Subjektet private nuk japin llogari për ndotjen që shkaktojnë. Madje ka dyshime, se natën ata i stakojnë edhe filtrat e ajrit, pasi kursejnë energji. Bashkia e ka shpallur këtë zonë si “Zonë të Emergjencës Mjedisore”, e vetmja në vend me këtë status. Por sërish asnjë masë për të ndaluar këtë krim.
Banorët e kësaj zone nuk mund të jenë të dënuar përjetë, e në çdo regjim.

U bëj thirrje banorëve të Elbasanit dhe të afërmve të tyre, ta shpërndajnë këtë postim sa më shumë, si një apel publik kundër kësaj maskarade ndaj jetës së njerëzve.

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet