Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kombëtar i Kolumbisë për inxhinieri elektrike kanë krijuar një prototip të reçipetave që mund të zbulojnë kancerin e gjirit. Nëse ky prototip do të bëhet realitet, atëherë reçipetat mund të parandalojnë një sëmundje vdekjeprurëse që prek 1 në 8 femra në të gjithë botën.
Sipas ekipit të shkencëtarëve, qelizat jonormale “gjenerojnë më shumë furnizim të gjakut”, duke ndryshuar kështu temperaturën e gjoksit. Nëse ndodhen qeliza të huaja në gjëndrat e qumështit, trupi ka nevojë për më shumë gjak në pjesët e veçanta ku gjenden qelizat kancerogjene, kështu rritet temperatura e trupit.
Po, si do të funksionojnë këto reçipeta (nëse do të funksionojnë?): Softueri i zhvilluar nga ekipi monitoron dhe regjistron temperaturën e gjoksit duke përdorur sensorët infra të kuq. Nëse një femër vëren ndryshime shumë të mëdha në temperaturën e gjoksit, atëherë ajo duhet të lërë një vizitë tek doktori për të hequr çdo dyshim.
Burimi: Yahoo Health / https://shendeti.com.al/



