Pyjet që mbulojnë një pjesë të mirë të globit po zhduken me shpejtësi alarmante. Që nga viti 2000 deri në 2012 janë zhdukur 2.3 milion kilometra katror pyje, një sipërfaqe e barabarta me zhdukjen e 50 fushave të futbollit çdo minutë.
Shkaqet e shpyllëzimit janë të shumta. Në Shqipëri, prerja e pyjeve ndodh më tepër për qëllime përfitimi, dhe më pas vijnë prerjet për dru zjarri e hapje tokash buke. Në vitet e fundit, shumë pyje e zabele të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë janë djegur për të ndërtuar mbi atë tokë.
Prerjet pa kriter me qëllim fitimi, duke prerë e zhdukur, në halorë tërë llojet e pishave dhe të bredhave, që para viteve 90 ishin një burim i madh ekonomik, jo vetëm si prodhues por edhe si panoramik duke e hijeshuar vendin që nga veriu ne jug.
Një faktor i vazhdueshëm dëmtues i pyjeve janë prerjet e paligjshme. Nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor të rretheve gjatë vitit 1993, janë konstatuar 15500 raste të prerjeve e dëmtimeve shpërdoruese, por ndër kundravajtjet penale të proceduara (1132) janë gjykuar vetëm 7.2 % e rasteve. Numuri shume i vogel i gjykimeve te zhvilluara, si edhe i vjeljes se gjobave e kane ulur mjaft vleren e rolit te procedimit dhe kane zbutur forcen e ligjit, ç’ka ndikon negativisht ne mbrojtjen e kesaj pasurie te pazevendesueshme te natyres shqiptare.
Gjelbërimi dhe pyllëzimi i hapësirave tokësore përpos bukurisë së vet kanë edhe anën positive sepse rrisin sasinë e oksigjenit në ajër, thithin dioksidin e karbonit, gaz i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin tonë, ndalin dhe pastrojnë nga ajri grimcat e pluhurit, krijojmë vende për relaksim dhe atraksion, si dhe shumë të mira të tjera për njeriun dhe për një jetë më të shëndoshe.
