Shqipëria dërgon mjekë dhe infermierë në Itali, miratohet vendimi për pagat

Qeveria ka vendosur që të dërgojë në vendin fqinj Itali, personel shëndetësor mjekë dhe infermierë në ndihmë të situatës së krijuar nga pendemia. Italia mbetet vendi më i prekur nga COVID-19 me një numër të lartë vdekjesh dhe të prekurisht teksa stafet mjekësore janë në luftë për të përballuar flukset. Me një vendim të datës 27 mars qeveria shqiptare ka parashikuar fonde të veçanta për stafin që do t’i bashkohet në ndihmë Italisë.

“Dhënien e ndihmës me personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë, në kushtet e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, Republikës së Italisë.

Shpërblimi i mjekëve dhe infermierëve, që do të ofrojnë shërbim shëndetësor sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të jetë në vlerën 3 000 (tre mijë) euro në muaj për mjekët dhe 2500 (dy mijë e pesëqind) euro në muaj për infermierët.

Fondi prej 11 000 000 (njëmbëdhjetë milionë) lekësh për shpërblimin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2020.

Ministria e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale të bëjë përzgjedhjen e mjekëve dhe infermierëve.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjës Sociale dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrin të gjitha masat për të siguruar transportin e personelit shëndetësor, mjekë dhe infermierë, drejt Italisë.

Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendimin e qeverisë.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?