Shqipëria ka infermierë, “që të mos largohen të tjerë, duhen stimuluar me rritjen e pagës”

 

Emanuel Smaka

Të paktën 1000 infermierë me apo pa eksperiencë në të gjithë vendin janë të interesuar për punë në institucionet publike shëndetësore,  thotë kryetari i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë,  Elson Jaçaj. Sipas këtij të fundit, numri i vendeve të lira të punës që Ministria e Shëndetësisë dhe Sociale ka hapur nuk plotëson as ¼ e kërkesave.

“Numri i atyre që aktualisht janë licensuar dhe janë të papunë mbetet i lartë. Ministria bëri një hap pozitiv me portalin “Infermierë për Shqipërinë”, por kjo nuk është e mjaftueshme. Mendoj se Ministria duhet të ketë një plan konkret dhe afatgjatë që të vlerësojë kërkesat e shtuara. Spitalet në të gjithë vendin kanë nevojë për infermierë. Shtimi i numrit të stafit do të rriste cilësinë e ofrimit të shërbimit infermieror. Në institucione shohim çdo ditë një fluks të shtuar të pacientëve, çka infermierët në shumë raste e kanë të vështirë për ta menaxhuar. Po ashtu,  në shumë qendra shëndetësore të vogla numri i infermierëve është poshtë kuotave të kërkuara në raport me numrin e popullsisë. Është e vërtetë që numri të larguarve gjatë 2017-s është i madh dhe kjo është një humbje e madhe për sektorin e shëndetësisë. Megjithatë, Ministria duhet t’i stimulojë infermierët përmes rrijes së pagave, një pjesë e madhe e të cilëve puojnë në kushte shumë të vështira”, shton Jaçaj.
Ndërkohë, Jaçaj tregon për  gazetën “Shëndet+”  se aplikantët e mundshëm kanë vështirësi sa i përket aplikimit online që Ministria njoftoi pak ditë më parë.
“Më vijnë shumë mesazhe nga rrethe të ndryshme të vendit, ku aplikantët infermierë nuk kanë shumë informacion sa i përket procedurave të aplikimit. Ne përpiqemi që t’ua shpjegojmë, por është e domosdoshme që Ministria t’i shtrijë fushatat informuese në çdo rreth të Shqipërisë. Të gjithë duhet të kenë mundësinë për të konkurruar. Gjatë procesit të aplikimit gjithashtu hasen mjaft vështirësi, pasi portali shpeshherë ka probleme dhe bllokohet”, përfundon Jaçaj.

Portali “Infermierë për Shqipërinë”

Të mërkurën e javës së kaluar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale prezantoi platformën digjitale “Infermierë për Shqipërinë”, përmes së cilës synohet punësimi i profesionistëve në sektorin e shëndetësisë. Sipas ministres Ogerta Manastirliu, përmes portalit infermierepershqiperine.al do të mund të punësohen infermierë, mami, fizioterapistë, logopedë, teknikë imazherie dhe teknikë laboratori.
Ashtu siç ka lajmëruar ministria edhe më parë, procesi i aplikimit do të kalojë përmes 4 hapave dhe do të kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qendra shëndetësore apo në spitale./Shendeti.com.al 

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm