Kryefaqja Aktualitet Shqipëria ndër vendet me popullsinë më të re në Europë më 2021,...

Shqipëria ndër vendet me popullsinë më të re në Europë më 2021, por plakja po vjen me shpejtësi

0
Shpërndaje

Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e katërt me popullsinë më të re në Europë në vitin 2021.

Mosha mediane e popullsisë ishte 37.6 vjeç ( 50% e popullsisë janë mbi këtë moshë dhe 50% nën këtë moshë) në vitin 2021 me një plakje 4 muaj brenda vitit.

Shqipëria po plaket me shpejtësi në krahasim me vendet e tjera të Europës. Në dy dekada popullsia e vendit tonë është 20 vite më e moshuar. Në vitin 2002 të dhënat tregojnë se mosha mediane ishte 27.6 vjeç.

Në Europë me popullsinë më të re në moshë renditet Kosova, me 30.5 vjeç, pas saj Turqia me 32.8 vite, Islanda me 36.7 vite dhe Shqipëria me 37.6 vite.

Më 1 janar 2021, mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.1 vjet, 0.2 vjet më shumë se në vitin 2020. Ajo u rrit me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.6 vjet në 2011. Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë se BE-së ishte më e vjetër se 44.1 vjeç, ndërsa gjysma tjetër është më e re.

Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, mosha mesatare varion nga 38.0 vjeç në Qipro, 38.5 në Irlandë dhe 39.6 në Luksemburg, të vetmet shtete anëtare me një moshë mesatare nën 40 vjeç, në 47.6 vjeç në Itali, 45.9 në Gjermani dhe 45.8 në Portugali. Në total, 15 Shtete Anëtare janë nën moshën mesatare të BE-së.

Midis viteve 2011 dhe 2021, ky tregues u rrit pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke u rritur me 4 ose më shumë vjet në Spanjë, Portugali, Greqi, Irlandë dhe Sllovaki, por jo në Suedi, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2011 në 40.6 vjet në 2021). Gjithashtu, në Maltë, nuk ka pasur asnjë ndryshim në moshën mesatare midis 2011 dhe 2021.

Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se Tirana është qarku ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja.

Qarku i Tiranës ka popullsinë më të re në Shqipëri me një moshë medianë 34,7 vjet me 2020. Së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ato përbëjnë qarqet me popullsinë më të re në vend, ndjekur nga Durrësi. Mosha mediane në Shqipëri në 2018-n vlerësohej diçka më shumë se 36 vjet dhe të katërta këto qarqe kishin një moshë mediane më të vogël se mesatarja kombëtare.

Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës ka popullsinë më të vjetër në vend me një moshë medianë 39,4 vjet, ndjekur nga qarku i Beratit, me një moshë mediane mbi 38 vjet dhe qarku i Vlorës me po të njëjtën moshë.

Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër. /Monitor

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here