Shqipëria shënon viktimën e parë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: Pacientja ka qenë në dhomë vetëm

Pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një tjetër prononcim për mediat.

Zv/ministrja Mira Rakacolli shprehu ngushëllimet për familjen e së ndjerës dhe dha edhe detaje të tjera mbi rastin.

“Pacientja vuante nga insuficensa kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte hipertireozë dhe kishte kryer edhe by-pass kardiak.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga ana e mjekëve, pacientja nuk mundi të mbijetojë. Deri në mëngjesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është kërkuar transferimi i saj në QSUT. Në çastet që po merreshin masat për transportin e saj, gjendja është rënduar dhe pacientja nuk ka mundur të mbijetojë”, tha zv.ministrja.

“Ky virus, ashtu si gripi, prek moshat e mëdha dhe sidomos ato që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike.

Ju bëj thirrje edhe njëherë qytetarëve të bashkëpunojnë me stafet mjekësore. Kushdo që ka histori udhëtimi duhet të vetëkarantinohet, kush ka shenja duhet të njoftojë në numrin 127. Kemi nevojë për bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve.

Në karantinë rrinë qytetarët e shëndoshë, por që dyshohet se mund të jenë prekur. Karantinë kemi në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë. Në karantinë mbahen persona që psh. kanë ardhur nga jashtë dhe dyshohet se kanë pasur kontakte me persona të prekur. Vetëkarantimin do të thotë që ti rri në shtëpi.

Për sa u përket mjekëve që kanë pasur kontakt me pacienten që ndërroi jetë, atyre iu është marrë analiza dhe pritet përgjigjia e tyre, dhe deri në këto momente janë të vetëkarantinuar.

Është bërë një hetim epidemiologjik, jo vetëm nga epidemiolgët e Durrësit, por edhe nga ata të Institutit të Shëndetit Publik. Për fat të mirë pacientja ka qenë në dhomë vetëm”, vazhdoi më tej Rakacolli.

 

 

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës