Shqipëria vendi i parë në Europë për fëmijë të dhunuar dhe kequshqyer

Shqipëria është vendi i parë europian për dhunën dhe kequshqyerjen e fëmijëve. Në prag të 1 qershorit, organizata ndërkombëtare “Save the Children” ka publikuar raportin e ri global “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite”.

Shqipëria mbetet vendi me numrin më të lartë në Europë të fëmijëve të kequshqyer dhe të dhunuar. Në këtë përfundim ka dalë organizata ndërkombëtare në mbrojtje të fëmijëve “Save the Children”, e cila ka vlerësuar  aksesin e të vegjëlve në kujdesin shëndetësor, arsim dhe mbrojtje nga praktikat e dëmshme si puna, martesat dhe shtatëzanitë e hershme në 176 vende të botës. Shqipëria mban vendin e 61.

Raporti “Ndryshimet në jetën e fëmijëve ndër vite” vë në dukje përmirësim të treguesve në dekadën e fundit, por megjithëkëtë shifrat mbeten të larta. Indeksin e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesë vjeç “Save the Children” e ka përllogaritur 8.8 vdekje për 1 mijë lindje. Ndërkohë organizata ndërkombëtare vë në dukje se 11. 3% e fëmijëve të kësaj grupmoshe paraqesin vonesa në rritje. Rënie ka pësuar numri i fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë.

Aktualisht nuk ndjekin arsimin bazë, apo të mesëm 6.9%  e fëmijëve. Ndërkohë është rritur numri i martesave gjatë adoleshencës. 6.7% e vajzave nga 15 deri në 18 vjeç në vendin tonë sipas “Save the Children” janë të mbartuara ose në bashkëjetese./

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar