Shqiptarët nuk kanë besim tek sistemi shëndetësor shtetëror. Paguajnë miliona tek privatët

Sistemi shëndetësor shtetëror është një tjetër sektor që po i shtohet listës së dështimeve të qeverisë Rama. Çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë nuk kanë besim tek institucionet shëndetësore shtetërore. Arsyet janë të shumta e nga më të ndryshmet.  Shëndetësia falas vijon të mbetet një premtim i pambajtur i qeverisë Rama. Por veç kësaj qeveria ka shënuar dështim edhe me sistemin e barnave të rimbursushme. Të paktën dy skandale multimilionëshe kanë zbuluar vjedhjen e qytetarëve me anë të kësaj skeme.

rama mjeketSot qytetarëve u duhet të paguajnë për ilaçe që nuk i gjejnë nëpër spitale apo në listat e barnave të rimbursueshme. Mungesa e medikamenteve, një tjetër premtim i Rilindje, vijon të mbetet problem i pazgjidhur e madje me tregues të përkeqësuar. Mungesa e investimeve në pajisje shëndetësore dhe shërbimi pa standard janë të tjerë faktorë që e bëjnë sistemin shëndetësor shtetëror të pabesushëm për qytetarët. Të dhënat tregojnë se shqiptarët  po u drejtohen më së shumti spitaleve private. Bilancet e spitaleve dhe klinikave më të njohura në vend flasin për një rritje të shpenzimeve nga viti në vit.

“Pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali amerikan (Univers-Alb), HYGEIA HOSPITAL – TIRANA, Salus, Spitali Gjerman (CARDIO & DIAGNOSTIC CENTER HAMBURG / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian (Spitali Villa Maria) kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-n. Këto para që shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në spitalet private, janë gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014”, shkruan revista Monitor.

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore për vitin 2014 rezultuan rreth 8 miliardë lekë dhe pritet të arrijnë në 9.2 miliardë lekë në 2015-n. Pavarësisht kësaj, qytetarë të shumtë edhe pse janë të siguruar preferojnë spitalet private.

Privatet ok

Kryeministri Rama ka deklaruar se premtimi për shëndetësinë falas do të përmbushet në fund të mandatit 4 –vjeçar. Por deri tani, në shëndetësi janë dhënë vetëm shërbime me koncesion, në vlera prej qindra miliona eurosh, të cilat, paguhen me taksat e shqiptarëve. Mediat kanë denoncuar vazhdimisht gjendjen skandaloze nëpër spitalet e vendit. Me dhjetëra raste janë publikuar edhe në lapsi.al (lexo më poshtë). Kushtet e këqija, mungesa e shërbimit, mungesa e medikamenteve dhe paratë nën dorë për mjekë e infermierë janë disa nga faktorët që i detyrojnë shqiptarët t’u drejtohen spitaleve private dhe të refuzojnë spitalet dhe klinikat shtetërore për t’u kuruar. Mosbesimi i shqiptarëve tek sistemi shetëtëror rritet më tej kur shohin politikanët që ata kanë zgjedhur për t’i qeverisur që preferojnë spitalet private kundrejt atyre shtetërore. Vetë kryeministri Rama e kuroi nënën e tij në një spital privat në Tiranë, pak kohë më parë. Ndërsa bashkëshortja e tij, Linda, e lindi Zahon në një klinikë private jashtë vendit. / Lapsi.al

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025