Shqiptarët po lindin më pak fëmijë/ Sipas INSTAT, popullsia po shkon drejt plakjes

Popullsia shqiptare po shkon drejt plakje! Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë të 2021 është 5,993 duke shënuar një rënie me 10,6% krahasuar me tremujorin e dytë të 2020. Sipas qytetarëve, çiftet e reja kanë frikë të sjellin në jetë një bebe, pasi kushtet ekonomike janë kundra dëshirës së tyre.

Bonusi i bebes prej 40 mijë Lekësh, nuk i ka nxitur çiftet e reja të krijojnë familje të mëdha. Sipas Numbeo-s, kostos e jetës në Tiranë për një familje prej 4 anëtarësh afërsisht janë 178,033 mijë Lekë, ndërkohë që paga mesatare e një individi në Shqipëri është 56,7 mijë Lekë.

Pra, të dy prindërit në total arrijnë të sigurojnë 113,4 mijë Lekë, familjet shqiptare marin 60 mijë lekë më pak se sa të ardhurat që i duhen për të mbuluar shpenzimet mujore. Sipas sociologut Zyhdi Dërvishi, shteti duhet të rihartojë politikat mbështetëse për çiftet e reja.

“Pa rini nuk ka jetë. Shifra janë alarmante shteti duhet të mendojë për nënat e reja. Duhet t’i mbështesë ato gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas. Duhet të dimë diçka se për femrën shqiptare shkolla e lartë është bërë 5-vjeçare, që do të thotë ajo hyn e madhe në tregun e punës dhe si fillim keqpaguhet ç’ka e bën atë të ketë frikë të krijoj familje. Femra shqiptare duhet mbështetur, ekonomi i bën çiftet e reja te kenë frikë të krijojnë familje”, thotë sociologu.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet