Shqiptarja, pjesë e zbulimit historik për kancerin e gjirit

Blertina Koka / Denisa Canameti

Irisi

Lajmi për zbulimin historik në lidhje me kancerin e gjirit na gëzon edhe më shumë kur mësojmë se pjesë e tij ka qenë edhe një shkencëtare me origjinë shqiptare.

Iris Pauporté ka qenë pjesë e ekipit ndërkombëtar që arritën të zbulojnë një panoramë thuajse perfekte të zhvillimeve gjenetike që shkaktojnë kancer të gjirit. (lexo këtu)

Irisi punon si menaxhere projektesh në Institutin Kombëtar të Kancerit dhe si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë, Paris, Diderot. Pas studimeve universitare në UPT – dega biologji (ku meritoi medaljen e artë në vitin 1992), ka vazhduar studimet shkencore në Universitetin e Montpellier (Francë). Ajo mbrojti doktoratën në 1997. Që prej asaj date, ka punuar në menaxhimin e projekteve shkencore në fusha të ndryshme, duke përfshirë kancerologjinë-hematologjinë.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen franceze i24news.tv, Iris tregon mbi zbulimin e ri, i cili siç duket premton të ndryshojë fatin e mijëra femrave nëpër botë.

Iris ka dhënë një kontribut të madh edhe për mjekësinë në vendin tonë, ku në bashkëpunim me mjekun hematolog Arben Ivanaj, i kanë dhuruar literaturës mjekësore librin me titull: Neoplazitë limfoide. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
Bëheni me shenja të zeza pa e kuptuar? Ja pse ju ndodh
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie