Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në shërbimin e pediatrisë, pasi kanë shfaqur simptoma të ngjashme me helmimin ushqimor.

Rastet janë regjistruar mbrëmjen e kaluar, kur të miturit kanë shfaqur dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme.

Pesë prej shtatë fëmijëve të paraqitur në spital janë shtruar dhe vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë marrë shërbim ambulator.

Shqetësimi është ngritur edhe nga prindër të tjerë, të cilët kanë konfirmuar se fëmijët e tyre kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë zgjedhur t’i trajtojnë në banesë, pa i paraqitur në spital.

Dyshimet paraprake janë për një helmim të mundshëm nga ushqimi i konsumuar në kopsht, por shkaku ende nuk është konfirmuar.

Pas paraqitjes së rasteve, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse për analiza laboratorike. Përgjigjet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për helmim ushqimor dhe cili mund të ketë qenë shkaktari.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve