Shtesat e vitaminave që duhen gjatë shtatzanisë

• Gjatë shtatzënisë vërehet një shtim i përgjithshëm i nevojave për të gjitha vitaminat dhe mineralet. Por, një ushqyerje e ekuilibruar, e shumëllojshme e shumëngjyrëshe e bën të panevojshme marrjen e preparateve me vitamina, dhe minerale me përjashtim të acidit folik dhe jodit.

mami shtatzene dhe bebi• Gratë të paktën tre muajt e parë të fillimit të  shtatzënisë duhet të fillojnë të marrin përditë shtesa me acid folik dhe i vazhdojnë ato deri në 21-28 ditë pas konceptimit, apo 6 javë pas fillimit të periodave të fundit.

• Për të parandaluar aneminë gjatë shtatzënisë keni nevojë të merrni ushqime të pasura me hekur,ndërsa për të trajtuar aneminë duhet të merrni mjekim sipas këshillës së mjekut.

• Jodi është përbërës i gjëndrës tiroide. Roli tij është veçanërisht me rëndësi në zhvillimin e trurit, pra në inteligjencën e fëmijës.

• Në vendin tonë protokolli i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë rekomandon dhënien e shtesave me preparate jodi për gratë shtatzëna, dhe gratë që ushqejnë me gji dhe fëmijët deri në 3 vjeç. Prandaj duhet të drejtoheni tek mjeku i familjes, dhe ai i këshillimores së gruas që të merrni recetën me tabletat e jodit që duhet të përdorni. Asnjëherë mos merrni shtesa me multivitamina pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj, që po ndjek ecurinë e shtatzanisë.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale