Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare

Shtëpia e Bardhë ndërmerr një hap tjetër për të reduktuar konsumin e duhanit në SHBA. Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA.

Shtëpia e Bardhë publikoi një plan për reduktimin në nivele minimale të sasisë së nikotinës në cigaret që shiten në SHBA. Qëllimi është të lehtësohet lënia ose parandalimi i nisjes së pirjes së duhanit.

Pirja e duhanit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Sipas përllogaritjeve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) numri i të vdekurve prej konsumit të duhanit ështe rreth 480,000 çdo vit.

Nisma kërkon që Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) të zhvillojë dhe më pas të publikojë një rregull, i cili ka shumë gjasa se do të kundërshtohet nga industria e duhanit.

“Nikotina shkakton varësi të madhe,” tha komisioneri i FDA, Robert Califf. “Nëse i bëjmë cigaret dhe produktet e tjera të duhanit të djegshëm që të mos shkaktojnë varësi, kjo do të ndihmonte në shpëtimin e jetëve.”/DW

Postime të ngjashme

Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj
Studim: Mos e teproni me konsumimin e vezëve, ja sa vezë në javë duhet të konsumoni
Sallata jeshile dhe përfitimet e pafundme shëndetësore që përftoni nëse e konsumoni çdo ditë
Çaj kamomili me qumësht, mjaltë dhe kanellë: Ja vlerat ushqyese në organizëm
Përse ka mpiksje gjaku pas vaksinës së AstraZeneca? Shkencëtari norvegjez zbulon arsyen