Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet

Edhe pse dihej që në muajin qershor se ne Shqipëri po qarkullonte nën-varianti i Omcron Ba5 madje dhe mjekët  kanë deklaruar se pacientët me covid janë me Ba5, këtë të enjte Instituti i shëndetit publik ka konfirmuar zyrtarisht se në vendin tonë qarkullon BA4 dhe me shumë ai BA5.

“Ne konfirmojmë prezencën e varianteve BA4 dhe BA5 në vënd. Pas konfirmimit të mostrave, 230 prej tyre u dërguan në laboratorin e Gjermanisë. Nga totali, mbi 83% ishin BA5 dhe një përqindje e vogël, rreth 4% ishte BA4”- tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini.

Sipas drejtores së Institutit të shëndetit publik pozititiviteti mbetet i lartë.

“Vijon një pozitivitet i lartë i prezencës në 24 orëve. Ky pozitivitet reflektohet edhe me prezencën e rasteve spitalore. Ndalesa e dozave të vaksinimit na japin një tablo klinike më të agravuar të rasteve”- shtoi Tomini.

Bashkë-qarkullimi i dy nën-varianteve te Omicron por dhe virozat stinore në fillim të vjeshtës, pritet të komplikojnë situatën në vendin tonë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim