Shtimi i rasteve me zgjebe, mjekët: Shmangni kontaktet e ngushta me të infektuarit

Ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve me sëmundjen e zgjebes, e cila përhapet lehtësisht tek femijët dhe të rriturit.

Mjekët dermatolog shprehen se ajo është mjaft ngjitëse dhe se njerëzit duhet të kenë kujdes për të shmangur infektimin.

“Scabisi është sëmundje shumë infektive, shumë e ngjitshme, por nuk është e thënë që në një familje që njëri ka scabis të gjithë anaëtarët e familjes kanë, por është një sëmundje shumë ngjitëse. Ekziston mundësia që të rinfektohen si fëmijë dhe të rritur, e para në momentin që mjekimi nuk është bërë mirë ose ndoshta mjekimi është bërë mirë por rikthehet ku ishte burimi i infeksionit. Nëse dikush është i infektuar dhe frekuenton një shkollë, kopësht, ose një ambient të caktuar ai infekton edhe persona të tjerë”, thotë Jorida Memini, dermatologe.

Jorida Memini, mjeke dermatologe këshillon se për parandalimin e zgjebes duhet të shmangen kontaktet e ngushta me te infektuarit.

“Për ta parandaluar, kontaktet e ngushta fizike, duhet  pasur kujdes larja e duarve, kontakte me njerëz të ndryshëm. Duhet të ketë kujdes me higjienizimin e shpisë, mobiliet që ka përdorur, rrobave, mbulesave të shtratit, batanijeve, cdo gjë që ka rënë në kontakt me personin e infektuar duhet të lahen, ose gjërat që janë të vështira për tu larë duhet të nxirren dhe mbahene në ballkon, ose lodrat e femijeve që nuk mund të futen në lavatrice , të mbyllen në një qese plastike, që të vendosen në ballkon 3-4 ditë larg trupit të njeriut në të kundërt nuk jeton më”, shprehet ajo.

Zgjebja prek këdo që bie në kontakt me këtë infeksion. Megjithate sipas bluzave të bardha, më të riskuar janë fëmijët dhe të diagnostikuarit me sëmundje bashkëshoqëruese.

Postime të ngjashme

Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin