Shtohen denoncimet dhe kërkesa për dëmshpërblim nga shteti për mjekim të pakujdesshëm

Gjykata e Lartë ktheu për me rigjykim padinë e një familjeje që kërkon të dëmshpërblehet nga shteti për shkak të humbjes së fëmijës së porsalindur duke urdhëruar Gjykatën e Apelit Administrativ të përcaktojë qartë se deri ku duhet përfshirë rrethi i të dëmtuarve në raste fatkeqësish.

Një vendim i tillë që kërkon gjithashtu llogaritjen e dëmit psikologjik dhe shpirtëror, paralajmëron një qasje të rezervuar të drejtësisë për t’i bërë mirë llogaritë për rastet e proceseve gjyqësore  me të dëmtuar familjarë viktimash të aksidenteve automobilistike, të atyre që preken nga fatkeqësitë e shkaktuara nga energjia elektrike apo edhe të tragjedive tronditëse ku është konstatuar se ngjarja ka ndodhur nga neglizhenca e autoritetit.

Në procesin tetë vjeçar të dëmtuarve që janë dy prindërit Mentor dhe Mirela Biçaku ju bashkuan edhe dy familjarë të tjerë të bebes, dhe konkretisht gjyshja dhe një fëmijë që lindi pas fatkeqësisë. Dy gjykata administrative vendosen dëmshpërblimin e të karterëve pasi vdekja e bebes ishte e evitueshme nga stafi mjekësor, por kjo u kundërshtua nga avokatura e shtetit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore thanë në akstekspertizë se bebja humbi jetën nga pakujdesia e mjekëve.

Në aktekspertizat e administruara nga gjykatat theksohet se neglizhenca nis nga momenti i konsultës mjekësore ndaj nënës shtatzënë. Por avokatura e shtetit duke sjellë precedentin e drejtësisë amerikane dhe australiane insiston se në rastet e fëmijëve që humbasin jetën në maternitet, në Shqëipëri duhet të konsiderohen  të dëmtuar vetëm prindërit dhe asnjë i afërm tjetër sikurse është llogaritur edhe një fëmijë i paslindur pas ngjarjes. Sidoqoftë të dhënat e prokurorisë së përgjithshme tregojnë se për vitin e kaluar u regjistruan 44 kallëzime familjarësh apo pacientësh që  janë dëmtuar në spitale apo  në rastin më të rëndë humbjen e jetës. Tre prej tyre janë dorëzuar nga avokati Dritan Jahaj që përfaqëson dy çifte që u janë dëmtuar fëmijët.

“Kam dorëzuar kallëzim për tre fëmijë që janë verbuar sapo janë sjellë në jetë”.

Nga 44 denoncime në të gjithë vendin i janë dorëzuar gjykatës vetëm pesë të pandehur. Një nga vështirësitë që ndeshet në dosjet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm është akteskpertiza që përcakton se ku gabuan stafi mjekësor i dyshuar./TCH

Postime të ngjashme

Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi
Ndikimet e potomanisë në shëndetin tuaj
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni