Kryefaqja Aktualitet Shtohet frika prej koronavirusit në Kinë, 20 milionë njërëz në kuarantinë

Shtohet frika prej koronavirusit në Kinë, 20 milionë njërëz në kuarantinë

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 570 janë infektuar nga koronavirusi që po përhapet në Kinë.

Ai thuhet se është në të njëjtën familje të viruseve si sindromi i njohur i rënduar akut i frymëmarrjes koronavirus (SARS-CoV) dhe koronavirus i sindromës së frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS-CoV), të cilët kanë vrarë qindra njerëz në 17 vitet e fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ka emëruar koronavirusin e ri 2019-nCoV.

Me frikën e përhapjes së virusit, i gjithë qyteti prej 11 milionë njerëzish i Kinës Qendrore, Wuhan dhe 4 qytete më të vogla përreth tij janë vendosur në kuarantinë, duke e çuar në 20 milionë njerëz numrin e personave të bllokuar brenda kësaj zone.

Zyrtarë lokalë të arsimit, me maska në fytyrë, shpallën që fillimi i semestrit të pranverës në të gjitha shkollat e provincës së Hubeit do të shtyhej për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Një përhapje më e madhe është e sigurt,” u shpreh Guan Yi, një virolog që ndihmoi në identifikim e sindromi i rënduar akut i frymëmarrjes (SARS) në vitin 2003. Sipas tij, kësaj radhe, shpërthimi mund të jetë 10 herë më i madh se epidemia e SARS.

Tani raste të reja janë zbuluar në të gjithë vendin, që nga Harbin në veri deri në Shenzhen në jug. Territoret kineze Hong Kong dhe Macao, gjithashtu kanë raportuar raste të infektuara me koronavirus.

Po kështu raste kanë raportuar dhe Shtetet e Bashkuara, Japonia, Korea e Jugut dhe Tailanda.

Gjarpërinjtë – kraiti kinez dhe kobra kineze – mund të jenë burimi origjinal i koronavirusit të përhapur së fundmi, i cili shkaktuar një shpërthim të një sëmundje vdekjeprurëse infektive të frymëmarrjes në Kinë dhe jo vetëm.

Kraiti (Bungarus multicinctus), i njohur gjithashtu si kraiti tajvanez ose kinez, është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore.

Ndërkohë, një grup shkencëtarësh në Teksas, Nju Jork dhe Kinë, po punojnë për zhvillimin e një vaksine, sipas dr.Peter Hotez, shkencëtar pranë Kolegjit të Mjeksisë Baylor, në Hjuston.

“Ajo çfarë kemi mësuar është së infeksionet e koronavirusit janë serioze dhe një nga rreziqet shëndetësore më të mëdha globale,” tha Hotez.

Burimi: CNN/ Washington Post

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here