Shtoni vitaminë B3 në ujë për të mbrojtur shikimin dhe parandaluar glaukomën

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Shtimi i vitaminës B3 në ujë ju mbron kundër glaukomës, ka zbuluar një studim i ri.

Gjatë një eksperimenti të kryer tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se uji me vitaminën B3 mbajnë sytë të shëndetshëm për një kohë të gjatë duke ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së glaukomës.

Ekspertët thonë se ai mund të përdoret si një trajtim i lirë dhe i sigurt për të moshuarit, në vend që të përdorin ilaçet me pika në sy.

Hulumtuesit shkencorë tek ‘Laboratori The Jackson’ në Bar Harbor, SHBA, shtuan vitaminë në ujë për minjtë të cilët gjenetikisht ishin të predispozuar të prekeshin nga glaukoma.

Rezultatet treguan se uji me vitaminën B3 ndihmuan për të mbajtur sytë të shëndetshme për një kohë të gjatë dhe siguronin mbrojtje kundër sëmundjes së glaukomës, krahasuar me minjtë që morën vetëm ujë.

‘Mund të jetë problem për pacientët, sidomos për të moshuarit, të marrin ilaçet çdo ditë dhe në dozën e duhur. Prandaj, kjo terapi mund të jetë një trajtim i njëhershëm mbrojtës”, thonë ekspertët.

Glaukoma konsiderohet ndryshe si sëmundja e heshtur e verbërisë. Nëse lihet pa trajtuar, shumë lloje të glaukomës zhvillohen (pa paralajmëruar simptoma të dukshme tek pacienti) drejt përkeqësimit gradual të shikimit, që mund të çojnë edhe deri në verbërim. Për sa kohë që nuk trajtohen, dëmtimi i shikimit është përgjithësisht i pakthyeshëm, prandaj shpesh glaukoma përshkruhet si “sëmundje e heshtur e verbërisë” ose si “hajdute e qetë e shikimit”.

Burimi: Daily Mail / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj