Shuhet një tjetër zë i magjishëm i muzikës

leonard-cohen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare këngëtari, tekstshkruesi dhe poet i njohur kanadez, Leonard Cohen. Lajmi është bërë i ditur në faqen e  tij zyrtare në Facebook.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se poeti legjendar, tekstshkruesi dhe artisti Leonard Cohen ka ndërruar jetë”, shkruhet në postimin në Facebook.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau gjithashtu ka shkruar një mesazh ngushëllimi për këngëtarin, i cili njihet për hitet e tij “Hallelujah” dhe “Dance Me to the End of Love”.

“Ai do të mbahet mend gjithmonë për vokalin e tij të veçantë, humorin ironik dhe tekstet plot kuptim që i bënin këngët e tij të preferuarat e shumë gjeneratave”.

Fansat e tij kanë filluar të mblidhen në shtëpinë e Cohen në Montreal për të ndezur qirinj dhe vënë lule në kujtim të këngëtarit.

 

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)
Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë