Kryefaqja Covid-19 Si do të votojmë në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP: Një natë...

Si do të votojmë në kohë pandemie/ Specialistja e ISHP: Një natë para zgjedhjeve do…

0
Shpërndaje

Këtë të diel, më 25 prill shqiptarët do t’i drejtohen qendrave të votimit. Procesi i zgjedhjeve do të zhvillohet në kushte jo të zakonshme si para katër viteve, kjo si pasojë e pandemisë nga Covid-19.

Këtij procesi do t’i shtohet një protokoll i masave anti-Covid në të gjitha qendrat e votimit, por edhe në institucionet e tjera që do të merren me administrimin e zgjedhjeve.

E ftuar në “Wake Up”, specialistja e ISHP-së, Genta Qirjako tregoi më tepër rreth këtij protokolli dhe zbatimit të tij.

“Kjo është një situatë jo e zakonshme. Ne po përballemi me një pandemi, e cila ka pasur impaktin e saj në mbarë popullatën. Bazuar në këtë situatë, edhe procesi i zgjedhjeve nuk mund të përbëjë asnjë lloj ndryshimi nga kushtet e zakonshme, të cilat janë shpallur tashmë dhe janë të njohura nga të gjithë qytetarët.Në kushtet e një pandemie të tillë, në bazë të ligjit për sëmundjet infektive, çdo person i infektuar duhet të qëndrojë i karantinuar.

Një natë para se të fillojë procesi zgjedhor do të bëhet dezinfektimi masiv, siç bëhet në zyra apo qendra të tjera ku ka risqe të tilla. Pas këtij momenti, do të lejohet futja e personave që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

Rekomandohen katet e para për të shmangur kontaktet e shpeshta të njerëzve duke hipur dhe zbritur nëpër shkallë.

Rekomandohet që çdo qendër votimit të ketë dy porta, një orë për të hyrë, një për të dalë, nëse kjo është e mundur. Rekomandohen sipërfaqe të mëdha, ku të mbahet distanca dhe të mbahen hapur dritaret.

Të gjithë duhet të jenë të pajisur me maska. Nuk duhet ta lënë procesin e votimit në minutën e fundit, që të mos krijohet radhë”, sqaroi ajo.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here