Kryefaqja Dieta Si duhet të ushqehemi për spermë të shëndetshme

Si duhet të ushqehemi për spermë të shëndetshme

0
Shpërndaje

Përgatiti në shqip: Elsa Musaj

Dietologia Izabela Obert thotë se një dietë e mirë është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të spermës. Zbulojmë 10 ushqimet që rrisin fertilitetin mashkullor:

Domatet: Domatet janë një nga burimet më të mira të ushqimit të likopeneve (pigmenti i kuq) antioksidues. Ka pasur disa studime të ndërmarra në likopene dhe fertilitetin mashkullor dhe është gjetur se përmirëson në mënyrë të konsiderueshme lëvizshmërinë (aftësinë e spermës për të notuar), aktivitetin dhe strukturën e spermës.

ArraArra: Arrat janë të pasura me acide yndyrore Omega 3 dhe sipas një studimi nga Shoqata për Studimin e Riprodhimit, konsumimi i rreth 75 gr arra çdo ditë është e lidhur me rritjen e vitalitet të spermës, lëvizshmërinë dhe morfologjinë (madhësia dhe forma e spermës).

Fara kungulli: Farat e kungullit janë të larta në zink, i cili luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e spermës dhe prodhimin e testosteronëve. Ato janë gjithashtu të pasura me disa minerale të tjera esenciale dhe vitamina.

Thjerrëzat: Thjerrëzat janë një nga burimet më të pasura të ushqimit me acid folik natyror, që është po aq i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor, ashtu dhe për pjellorinë femërore. Ai ka gjetur se njerëzit të cilët konsumojnë më pak acide folike yndyrore, kanë shkallë më të lartë në anomalitë kromozomale në spermën e tyre. Thjerrëzat janë gjithashtu një burim i madh vegjetarian i proteinave dhe fibrave.

boronicaBoronica: Boronicat janë burim i mrekullueshëm, i fuqishëm, antioksidues anti-inflamator duke përfshirë pigmente si kuercetin dhe resveratrol. Studimet tregojnë se këta përbërës mund të ndihmojnë në ruajtjen e parametrave të shëndetshëm të spermës, përfshirë lëvizshmërinë, cilësinë dhe përmirësimin e sasisë së spermës.

Uji: Një nga mënyrat më të thjeshta për sasinë dhe cilësinë e spermës, është të pini ujë mjaftueshëm. Sperma është me bazë uji dhe rritja e konsumit të lëngjeve mund të ndihmojë në rritjen dhe në përmirësimin e prodhimit të spermës.

Shegë: Shega prej kohësh është konsideruar si një super-ushqim për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksiduesve, të cilët përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionin. Hulumtimet tregojnë se shega shkakton fryrje në testosteronë, përmirëson cilësinë e spermës, rrit dëshirat seksuale dhe humorin në të dy gjinitë.

Çokollatë e zezë: Çokollata e zezë është një burim i pasur i aminoacideve L-arginine, për të cilat studimet tregojnë se mund të rrisin volumin e derdhur dhe të përmirësojnë numrin dhe lëvizshmërinë e spermës.

Hiqni dorë nga:

Kafeina: Edhe pse disa studime tregojnë se kafeina nuk ndikon negativisht në sasinë e spermës, aftësinë për të notuar apo formën e saj, një studim amerikan ka gjetur se konsumimi i lartë i kafeinës duket se ka zvogëluar shanset e një shtatzënie klinike (fekondimin in vitro). Pra, të dy partnerët duhet të përpiqen ta mbajnë kafeinën në sasinë e një filxhani kafeje në ditë.

Pije dietike: Hulumtimet tregojnë se aspartami (ëmbësues i përdorur gjerësisht në pijet dietike), është i lidhur me sasinë e ulët të spermës dhe mund të kontribuojë në dëmtimin e ADN-së së saj.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here