Më mirë të flini me stomakun bosh apo plot?

Një ndër “debatet” më të mëdha është pyetja se si është më mirë të flini me stomakun plot apo bosh. Në të vërtetë asnjëra nga këto ekstreme nuk është mirë, ja arsyet që e vërtetojnë këtë:

gjumeÇfarë duhet të dini nëse flini me stomakun bosh:

Shumë njerëz ndjekin këtë mënyrë, sepse mendojnë se do të bien në peshë, por nuk është e vërtetë. Ushqimi i duhur është i domosdoshëm për një gjumë të mirë. Nëse flini me stomakun bosh, zhurma e tij do t’ju zgjojë nga gjumi.

Nëse flini me stomakun bosh do të zgjoheni me më pak energji të nesërmen dhe më të lodhur. Konsumoni ushqime të lehta si kos pa yndyrë me ndonjë frut, drithëra etj.

Studimet thonë se ju duhet të hani 2 orë para se të flini dhe kjo është një gjë shumë e mirë, sepse i keni marrë energjitë e nevojshme përmes ushqimit dhe për 2 orë ai do të jetë tretur dhe do të fini gjumë rehat.

Disavantazhet e të fjeturit me stomakun plot:

Nga ana tjetër, nuk është e rekomandueshme që të flini as me stomakun plot, sepse i gjithë ushqimi do të depozitohet në yndyrë dhe do të shtoni në peshë. Mbani parasysh se në darkë duhet të hani gjëra të lehta dhe me vlerat e duhura shëndetësore.

Metabolizmi është më i ngadaltë gjatë natës dhe për pasojë procesi i tretjes zgjat më shumë. Për këtë duhet të mbani parasysh orarin se kur duhet të hani dhe çfarë duhet të hani. Nëse konsumoni shumë gjatë natës, do të keni edhe probleme me gjumin.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe