Kryefaqja Meshkujt Si mund të dallosh nëse një mashkull është i virgjër

Si mund të dallosh nëse një mashkull është i virgjër

0
Shpërndaje

Së pari duhet sqaruar se nuk ka asnjë mënyrë fizike që të kuptosh se një mashkull është ende i virgjër: djemtë nuk kanë diçka si himeni tek vajzat, që çahet gjatë marrëdhënies. Kështu që duhet të përdorësh intuitën nëse do të kuptosh se i dashuri yt është i virgjër.

adoleshentA ka shenja të zakonshme që tregojnë se është i virgjër? Përgjigjja është po dhe jo. Po, ka disa sjellje instinktive që një djalë i virgjër mund të shfaqë, por ky nuk është tregues i vërtetë. Për më tepër, ka shumë djem që pretendojnë se janë të virgjër.

Në këtë artikull sugjerohen disa shenja që tregojnë se një djalë është i virgjër.

Është shumë i ndrojtur kur ju prek

Kjo jo detyrimisht është shenjë vendimtare, por mund të tregojë deri diku se një djalë është i virgjër. Meshkujt që kanë kryer marrëdhënie të paktën një herë, zakonisht nuk janë dhe aq të ndrojtur kur prekin një femër.

Është i pasigurt kur jeni në intimitet

Nëse është i pasigurt se si duhet të sillet kur ju përparoni, atëherë kjo mund të jetë hera e tij e parë. Shumica e djemve që kanë kryer marrëdhënie seksuale, u mjafton një nxitje e vogël që të fillojnë të zhveshin femrën që kanë pranë. Të virgjërit janë shumë të kujdesshëm se si duhet të sillen në intimitet. Nëse vajza nuk është e virgjër, mund të shohë që djali vërtet s’e ka idenë.

Nuk di të puthë

Disa djem puthin keq, por kjo nuk do të thotë se janë të virgjër. Nëse një djalë nuk di të puthë, puth në mënyrë të ndrojtur ose të ngurtë, është pothuajse e sigurt se ai është i virgjër. Nëse një djalë di të puthë shumë mirë, atëherë është e sigurt që s’është i virgjër pavarësisht se çfarë thotë. Puthja kërkon praktikë dhe njerëzit bëhen më të zotë ndërsa kanë përvojë.

detKërkon leje për të bërë dashuri

Zakonisht një djalë i virgjër është i pasigurt për lëvizjet që duhet të bëjë. Të qenët intimë fizikisht është një fushë e re për të. Edhe nëse ka parë filma, përvoja reale e parë mund të jetë diçka tronditëse për të. Ai mund të hutohet shumë dhe mund të jetë konfuz lidhur me kohën se kur duhet të veprojë dhe ç’duhet të bëjë.

Arrin shumë shpejt orgazmën.

Nëse është përvoja e tij e parë, sigurisht ka një orgazëm të shpejtë. Disa djem të virgjër madje, e arrijnë ejakulacionin edhe përpara ose menjëherë sapo nisin. Përvoja e parë është gjithashtu nervoze për një djalë, sepse do të jetë duke menduar gjithë kohës nëse po vepron siç duhet. Djemtë me përvojë janë më të vetëdijshëm lidhur me orgazmën e tyre dhe çfarë i ngacmon, kështu që e kontrollojnë veten më mirë.

Këto janë disa shenja që mund të tregojnë se një djalë është i virgjër. Gjithsesi nuk ka asnjë garanci. Siç u tha në fillim, ka edhe djem që pretendojnë se janë të virgjër./ Përgatiti: A.Gjypi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here