Si mund të drejtoj një ankesë tek Avokati i Popullit për shkeljen e të drejtave si pacient?

Nëse mendoni se të drejtat tuaja janë shkelur gjatë shtrimit tuaj në spital apo qëndrimit aty, ju dhe të afërmit tuaj mund t’i drejtoheni Avokatit të Popullit me një:

Ankesë online në adresën

Ankesë me shkrim

  • Dërguar me postë në adresën: Institucioni i Avokatit të Popullit, Blv. “Zhan D’Ark, Nr. 2, Tiranë.
  • Duke u paraqitur pranë institucionit të Avokatit të Popullit.

Duke telefonuar

  • falas në nr. 08001111 gjatë orarit zyrtar 8:00 – 16:00, E hënë – E premte.
  • Ose në çdo kohë në nr. +355 689034648.
  • Duke dërguar një SMS në nr. 0689034968.

Duke u paraqitur pranë zyrave rajonale të Avokatit të Popullit në Berat, Kukës, Fier, Pgradec, Sarandë, Shkodër dhe Dropull i Sipërm.

Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jo domosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni