Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Po sikur t’ju them se ushqimet e bardha, në përgjithësi, mund t’ju ndihmojnë të dobësoheni, sigurojnë lëndët ushqyese për të cilat trupi ka nevojë dhe ofrojnë më shumë fibra se çdo ushqim tjetër?
Nuk po them që ushqimet e bardha, shumë të përpunuara dhe të rafinuara, si sheqeri, mielli dhe buka janë “miqtë” më të mirë të trupit.
Por, nëse i shoqëroni ato bashkë me ushqime si lulelakra, fasulet e bardha, patatet e bardha dhe makaronat, do të filloni ta ndieni ndryshimin.
Një studim i publikuar tek “Nutrition and Diabetes” zbuloi se konsumimi i makaronave si pjesë e dietës mesdhetare në Itali nuk shkakton rritje të indeksit të masës trupore. Përkundrazi, italianët që njihen për konsumimin e makaronave janë ndër popujt me trupin më elegant në botë.
Çfarë do të thotë kjo?
Çelësi me çdo ushqim, në të vërtetë, nuk është ngjyra. Është madhësia e racionit. Edhe makaronat hyjnë në këtë kategori – ashtu si edhe bollguri, buka apo picat.
E keni dëgjuar shprehej “helmimi është tek doza?”
Siç e përmendëm më sipër, çelësi është t shmangim “racionin normal amerikan” dhe në vend të tij të përdorim “ushqimet e bardha”. Më pas e balanconi pjesën tjetër të pjatës me ushqimet të tjera të shumëngjyrshme, perime, fruta dhe proteina.
“Makaronat janë nxitësi perfekt që njerëzit të hanë ushqime të tjera të pasura në vlera ushqyese, si fasulet, perimet dhe erëzat e freskëta”, thotë Frances Largeman-Roth, autor i librit “The Carb Lovers Diet and Eating in Color”.
Ushqime të tjera, si patatet, hyjnë gjithashtu në këtë kategori.
“Karbohidratet janë të rëndësishme për shëndetin, dhe janë forma e energjisë më e preferuar e trupit dhe trurit”, thotë Largeman-Roth.
Tri gjërat që duhet të mbani mend:
- Përdorni ushqime “të bardha” si makaronat dhe bukën si pjesë të pjatës, por jo si kryesori i vaktit. Këto të shoqërohen me perime, fruta dhe proteina, sigurisht duke i balancuar racionet.
- Shijoni një varietet të ushqimeve të bardha të papërpunuara: lulelakër, fasulet e bardha, qepë etj. Në këtë mënyrë do të merrni fibrat, vitaminat dhe mineralet e nevojshme.
- Asnjë ushqim i vetëm, përbërës apo ngjyrë nuk do të shkatërrojë dietën apo shëndetin tuaj.
Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/


