Si mund të shkaktojë vaksina e AstraZeneca-s mpiksje të rrallë të gjakut? Shkencëtarët zbulojnë ‘nxitësin’

Shkencëtarët besojnë se e kanë gjetur “nxitësin” që çon në mpiksje jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s.

Ekipi i shkencëtarëve nga Cardiffi dhe Shtetet e Bashkuara kanë treguar në hollësi se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një përbërës kyç i kësaj vaksine, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express. Ata mendojnë se kjo e nis një zinxhir reagimesh, përfshirë sistemin imunitar, që mund të kulmojnë në mpiksje të rrezikshme.

Vaksina e AstraZeneca-s mendohet se ua ka shpëtuar jetën 1 milion njerëzve nga Covid-i. Megjithatë, shqetësimet rreth mpiksjes së rrallë të gjakut ndikuan në mënyrën se si u përdor vaksina në vende të ndryshme të botës. Këto shqetësime gjithashtu nxitën një punë kërkimore për të marrë vesh se çfarë ishte duke ndodhur dhe nëse një gjë e tillë mund të parandalohej. Ekipi i shkencëtarëve në Cardiff mori fonde emergjente qeveritare për t’i gjetur përgjigjet.

Vetë shkencëtarët e kompanisë AstraZeneca theksuan se mpiksja ka gjasë më shumë të ndodhë për shkak të infektimit me koronavirus sesa vaksinës dhe se shpjegimi i plotë për atë se pse ndodh mpiksja nuk është hartuar ende.

Si mund të shkaktojë vaksina e AstraZeneca-s mpiksje të rrallë të gjakut?

Vaksina përbëhet nga materiali gjenetik i Covid-it, i kombinuar me një version më të dobët të virusit që e shkakton ftohjen e zakonshme.
Vaksina injektohet në muskul, por nganjëherë depërton në rrjedhën e qarkullimit të gjakut.
Aty, ajo mund të tërheqë një proteinë në gjak – faktorin trombocit
Në raste të rralla, sistemi imunitar e ngatërron faktorin trombocit 4 me virusin dhe lëshon antitrupa për ta sulmuar atë.
Antitrupat bëhen bashkë me faktorin trombocit 4, duke nxitur mpiksje gjaku.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim