Kryefaqja Box 5 Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës?

Si ndihmojnë sportet në zhvillimin fizik dhe psikomotor të fëmijës?

0
Shpërndaje

Noti ndihmon në forcimin e muskujve të zemrës, mushkërive, punojnë të gjitha muskujt dhe pakson rrezikun e shtrembërimeve të shtyllës kurrizore. Nëpërmjet notit fëmijët kuptojnë, konceptet lart, poshtë, majtas, djathtas, njohuri që do e ndihmojnë kur të

mësojë për të shkruar.

Futbolli rrit shpejtësinë, lëvizshmërinë. Përmirëson ndjenjën e ekulibrit dhe të mëson rregullat e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit në grup/ekip. Gjimnastika artistike dhe dansi mësojnë të njohësh trupin, ndihmojnë të zhvillohet në mënyrë harmonike dhe përmirësojnë aftësinë e përqëndrimit.
Xhudo dhe karateja/artet marsiale janë shumë të mira për të mësuar të respektohet kundërshtari, të bëhen më të sigurt tek vetja dhe të dominojnë agresivitetin e tyre.

Ndihmojnë në shkathtësinë dhe zhvillimin e artikulacioneve.
Basketbolli dhe volejbolli shtojnë koordinimin dorë këmbë, rrisin shpejtësinë dhe reagimin me shpejtësi, forcojnë shpirtin e grupit.
Skitë përmirësojnë kontrollin e trupit në hapsirë, ndihmojnë në kapërcimin e frikës nga humnera, lartësitë dhe shpejtësisë./ISHP

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here