Marrëdhëniet seksuale ndikojnë pozitivisht jo vetëm në dhënien e kënaqësisë, por edhe në benefite të tjera shëndetësore. Ja disa fakte interesante rreth të mirave që sjell marrëdhënia seksuale :
* Ndihmon të mbajë gjallë sistemin imun
“Njerëzit seksualisht aktivë, sëmuren më rrallë”- thotë Yvonne K. Fulbright (ekspert i shëndetit seksual). Njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë, kanë nivele të larta të një antitrupi të caktuar që i ndihmon kundër viruseve, mikrobeve dhe ndërhyrësve të tjerë në organizëm.
- Marrëdhëniet seksuale, ndihmojnë që të keni energji pozitive, për shkak të epshit që ato ndjellin.
- Marrëdhëniet seksuale, ndihmojnë në stërvitjen e muskujve të legenit. Kur ju keni një orgazmë, muskujt pësojnë tkurrje, e cila i forcon ato.
- Marrëdhëniet seksuale, ulin presionin e gjakut.
- Marrëdhëniet seksuale, mund të quhen si “aktivitet fizik”. Kjo është një formë e vërtetë e stërvitjes, pasi kur kryeni mardhënie seksuale digjni rreth 5 kalori në minutë. Ajo vë në lëvizje muskuj të ndryshëm.
- Ul rrezikun për atakun kardiak
Një jetë e mirë seksuale është e mirë për zemrën. Përveç të qënit një mënyrë e mirë për të rritur rrahjet e zemrës, mardhëniet seksuale ndihmojnë të mbajnë nivelet e estrogjenit dhe testosteronit në ekuilibër.
- Ndihmon në dhimbjet e kokës
“Orgazma bllokon dhimbjet”, thotë Barry R. Komisaruk (PhD,profesor, në Universitetin shtetëror të Neë Jersey). Orgazma, lëshon një hormon që ndihmon në qetësimin e dhimbjeve.
- Përmirëson gjumin
Pas kryerjes së mardhënies seksuale është e sigurtë që gjumi do t’ju kaplojë më shpejt.Pas orgazmës, lëshohet hormoni i prolaktinës, i cili është përgjegjës për ndjenjën e relaksimit dhe përgjumjes.
- Lehtëson stresin
Të qenët afër me partnerin mund të qetësojë ankthin dhe stresin. Intimiteti që keni midis jush do t’ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më të qetë./Përgatiti për “Shëndet+”: Daniela Bardhi