Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Futbolli ka një ndikim të rëndësishëm tek shëndeti mendor. Ai ndikon tek emocionet, vendosjen e marrëdhënieve, identiteti dhe vlerësimi për veten. Në një studim të fundit, një në katër tifozë pranuan se futbolli ishte një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e tyre.
Ja çfarë ndikimi luan futbolli tek shëndeti mendor:
Ju ndihmon të shkëputeni për pak kohë nga përditshmëria:
Edhe pse koha është e çmuar për shumë njerëz, nevojitet edhe koha e lirë për t’u argëtuar dhe shkëputur për pak kohë nga streset e ditës. Koha e lënë për futbollin mund të konsiderohet vërtet e shenjtë.
Përmirëson humorin
Kur fiton ekipi i zemrës, atëherë pushtoheni nga ndjenja euforike dhe gëzimi në grup. Ky ndikim vihet re si tek individët ashtu edhe në komunitet. Ndërsa, nëse një ekip e humbet ndeshjen, nuk ka ndonjë efekt negativ tek shëndeti mendor.
Ju çliron nga të gjitha mentalitet
Atmosfera e një ndeshjeje futbolli live është gjithëpërfshirëse nga ana sociale. Tifozët bëhen një me ekipin e tyre, veshin të njëjtat rroba si to dhe përdorin një zhargon të ndryshëm nga ai i zakonshmi. Futbolli iu jep mundësi meshkujve që të shprehin emocione të veçanta, të bërtasin sa të munden, të këndojnë e sillen si të duan, mundësi kjo që nuk iu jepet në momente të tjera.
Ndihmon të rinjtë
Sidomos për të rinjtë, mundësia për të shprehur tensionin dhe emocionet është e rëndësishme për të qenë të shëndetshëm. Djemtë e rinj janë më të rrezikuar nga vetëvrasja, e cila është një nga shkaktarët më të zakonshëm të vdekjeve tek të rinjtë nën moshën 35 vjeç. Kjo grupmoshë është gjithashtu një nga më dominueset në tifozët e futbollit në të gjitha shtetet.
Kampionati Botëror
Kampionati Botëror sidomos ka një efekt pozitiv tek shëndeti mentor. Një studim ka zbuluar se, gjatë Kampionatit Botëror dhe pas finaleve, ka një ulje të numrit të emergjencave psikiatrike.
Ndihmon për të krijuar një identitet
Ndjekja e futbollit dhe mbështetja për një ekip ofron një mundësi për lidhje dhe besim, në një moshë ku teknologjia po i pakëson gjithmonë e më shumë lidhjet fizike direkte. Tifozët i ndajnë grupet dhe ekipet në kategori sociale dhe i identifikojnë me grupin/ekipin tek të cilët shohin veten.
Mbështetja e një ekipi futbolli, shikimi i një ndeshjeje live apo në televizor janë të gjitha mënyra për t’u përfshirë në aktivitete në grup, me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera dhe interesa. Kështu ata mund të formojnë një identitet dhe përkatësi brenda një grupi të madh.
Meqë përkatësia është një pjesë kyçe e identitetit, njerëzit do të vazhdojnë ta përkrahin ekipin e tyre edhe nëse humbet. Kjo do të thotë se vlerat psikologjike të përftuara nga ky identitet social janë më të mira se ato të përftuara nga një performancë e mirë ose e keqe.
Rrit nivelet e hormoneve
Ndjekja e sporteve, si futbolli, ka një ndikim tek nivelet e testosteronit. Studime të ndryshme kanë treguar se tifozët përjetojnë të njëjtën nxitje hormonale dhe lodhje fizike si të ishin vetë në fushë.
Forcon marrëdhëniet midis njerëzve
Marrëdhëniet e forta janë pozitive për shëndetin mendor. Futbolli luan një rol të rëndësishëm në formimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve sociale dhe familjare. Mbi 90% e njerëzve që ndjekin ndeshjet shkojnë me miqtë, familjen ose kolegët.
Futbolli ofron një platformë për të komunikuar me të tjerët, për të ndryshuar pikëpamjet. Ai forcon lidhjet mes anëtarëve të familjes, sidomos mes babait dhe djalit.
Burimi: MentalHealth.org / https://shendeti.com.al/


