Si ndikon seksi në tru

Nëse kuptoni se si ndikon seksi në tru mund të përmirësoni performancën tuaj në shtrat, dhe gjithashtu mund të reflektoni mbi aspekte të tjera të shëndetit , thotë Beri R. Komisaruk, profesor i shquar i psikologjisë në Universitetin Rutgers në Nju Xhersi. Ky hulumtim është ende në zhvillim, por shkencëtarët kanë filluar të zbulojnë misterin. Kjo është ajo që ne e dimë deri tani për ndikimin që seksi ka në trurin tonë:

seksiSeksi është si drogë: seksi na bën të ndjehemi mirë, kjo është arsyeja pse shpenzojnë aq shumë kohë duke u përpjekur për të gjetur partnerë. Kënaqësia që marrim nga seksi vjen  për shkak të lirimit të dopaminës. “Duke marrë drogë dhe duke bërë seks ndikimi është i njëjtë në tru”, thotë Timoti Fong, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën “David Geffen”.

Seksi mund të veprojë si një antidepresant: një studim i vitit 2002 i kryer tek 300 gra,  gjeti se ato që kryenin marrëdhënie pa kondom, kishin më pak simptoma depresive se sa gratë që përdornin një të tillë. Hulumtuesit ngritën hipotezat se komponimet e ndryshme në spermë, duke përfshirë estrogjenin,  kanë veti antidepresante, kur ndodhen në trup pas seksit. Ky është një lajm i mirë për këdo që është në një marrëdhënie serioze, duke tentuar të bëjë fëmijë, por në qoftë se nuk jeni akoma të fokusuar tek një partner, atëherë nuk duhet të hiqni dorë nga prezervativi.  Ka mënyra të tjera për të rritur kënaqësitë seksuale, por nuk ka mënyrë tjetër për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Seksi heq dhimbjet: hulumtimet tregojnë se duke kryer marrëdhënie seksuale mund të lehtësoni simptomat e dhimbjeve. Në një studim gjerman të vitit 2013, 60% e pjesëmarrësve vuanin nga migrena dhe 30% vuanin nga dhimbje të lehta koke, pasi kryenin marrëdhënie seksuale, raportonin  lehtësim të pjesshëm apo të plotë të dhimbjeve.

Seksi ju qetëson:  një studim ka gjetur se njerëzit të cilët kryenin marrëdhënie të rregullta seksuale janë më të qetë në situata të vështira si të folurit në publik. Si ndikon seksi në  lehtësimin e stresit? Në këtë rast, ka të bëjë me uljen e presionit të gjakut./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse