Si ta dalloj nëse vajza ka bulimi?

Kam vajzën adoleshente. Më duket sikur ndonjëherë më duket sikur e nxjerr ushqimin. Fillimisht mendova mos ishte ndonjë ftohje. Por tani dyshoj mos është bulemi. A mund të më thoni se cilat janë shenjat dhe shkaqet e këtij problemi?

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku psikiatër Pasho Maksuti

bulimia-2Bulimia prek kryesisht moshat e reja, por nuk mund të përjashtojmë edhe personat e rritur, pasi është një çrregullim ku ndikon shumë faktori social, mjetet e komunikimit dhe profesioni i personit, për shembull personat publikë (një aktor, një model, këngëtar, etj.) mund të jenë personat më të prirur për t’u prekur nga një çrregullim i tillë.  Prek më tepër femrat se meshkujt dhe shpeshherë është e shoqëruar edhe me simptoma të ndonjë çrregullimi psikiatrik, si: depresioni dhe çrregullimet e ankthit, përdorimi i drogave apo alkoolit. Por mund të vërehen pasoja të tjera nga bulimia, të cilat shpesh janë të parat që bien në sy për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Shkaqet apo faktorët që e çojnë një person drejt bulimisë nuk janë fort të mirëpërcaktuara, por është një çrregullim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me temperamentin individual. Janë personat me vetëbesim të ulët të cilët kanë krijuar një skemë të gabuar në trurin e tyre mbi pamjen që nga fëmijëria. Në moshën e adoleshencës, kur njeriu fillon e krijon një lloj vetëpëlqimi, tek këta persona fillon e dallohet një vetëvlerësim i ulët për pamjen, ndikuar kjo dhe nga shoqëria, mjedisi, puna që bëjnë. Faktori gjenetik luan një rol të rëndësishëm, gjithashtu.

Zakonisht prindërit janë të parët që e kuptojnë, por dhe të parët që duhen sqaruar. Ne si mjekë gjatë trajtimit të këtyre pacientëve aplikojmë seanca psikoterapeutike këshilluese të kombinuara (ndaj prindërve dhe fëmijës bulimikë) për shkak se është një problem ku prindërit luajnë një rol të rëndësishëm ndikues. Ne i këshillojmë vazhdimisht prindërit që kjo është një moshë ku fëmijët dinë ta keqshohin veten e tyre para pasqyrës, ndaj nuk duhet t’u bëjmë vërejtje vend e pavend lidhur me pamjen e trupit të tyre. Është mirë që zonja të konsultohet me një mjek specialist për rastin e së bijës.

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes