Përshtati në shqip: Elena Beta
Trupi është një mekanizëm i zgjuar që mund të kontrollojë dhe organizojë funksionimin efektiv të sistemeve të tij dhe të mbrojë veten nga viruset e ndryshme. Sistemi imunitar vepron vazhdimisht në organizëm duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Ai është çelësi për mirëqenien dhe suksesin tuaj.
Por sa shpesh sëmureni? Nëse kjo ndodh më shumë se 2-3 herë në vit, atëherë sistemi imunitar është në rezik. Trupi juaj është dobësuar nga faktorë të ndryshëm. Një sistem i dobët imunitar është rezultati i jetesës të gabuar. Shpeshherë duket sikur zakonet janë të parrezikshme, por në të vërtetë duhet të bëni përpjekje për ta thyer këtë rreth vicioz. Ja cilat janë disa nga zakonet që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar:
Mendimet pesimiste
Shumë njerëz mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu. Psikologët thonë se shëndeti mendor dhe shëndeti fizik ndërveprojnë ngushtë. Njerëzit pesimistë sëmuren më shpesh se njerëzit optimistë. Mendimet negative dhe mungesa e besimit në aftësitë e tyre i bëjnë pesimistët më pak rezistentë ndaj stresit dhe sëmundjeve të ndryshme. Nëse mendoni pozitivisht, do të rrisni cilësinë e jetës tuaj dhe do të përmirësoni gjendjen fizike dhe mendore.
Ilaçet e shumta
Pirja e ilaçeve ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. 1 në 3 medikamente ka efekte anësore të frikshme. Disa ilaçe mund të ndihmojnë sistemin imunitar për të luftuar bakteret, por duhet të dini se përdorimi i tepruar i antibiotikëve mund t’ju dëmtojë. Nëse jeni të sëmurë, ndiqni udhëzimet e mjekut dhe mos merrni barna të shumta, sidomos antibiotikë, pasi ata vrasin bakteret e mira dhe të këqija duke bërë që të sëmureni më shpesh.
Shumë njerëz që kanë dhimbje kronike të fytit dhe çrregullime me tretjen shpesh refuzojnë të pinë ujë të ftohtë. Disa mjekë i këshillojnë pacientët të pinë ujë të ngrohtë për të mbrojtur veten nga ftohja. Uji i ngrohtë mund të jetë i mirë për fytin apo sistemin e tretjes, por mund të dëmtojë sistemin imunitar dhe t’ju ndërlikojë jetën. Nëse konsumoni ujë të ngrohtë rregullisht, pas disa muajsh trupi juaj do të bëhet tepër i ndjeshëm ndaj temperaturave të ulëta dhe si rezultat do të ftoheni mjaft shpesh.
Mungesa e higjienës personale
Edhe fëmijët e vegjël e dinë se është mirë të lajnë duart me sapun sa më shpesh të jetë e mundur. Për fat të keq, të riturit shpeshherë nuk e përfillin këtë fakt të rëndësishëm pa kuptuar se ky zakon mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik. Larja e duarve është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundje të ndryshme. Nëse jeni dembelë, përdorni alarmin e telefonit tuaj për t’u kujtuar të lani duart të paktën 5 herë në ditë.
Fjetja në dhomë të ngrohtë
Për një gjumë më të rehatshëm, këshillohet të flihet në një dhomë të freskët. Ose, të paktën, ajrosni dhomën përpara se të flini.



