Si ta gatuajmë tërshërën?

Vlerat e tërshërës i kemi përmendur edhe më parë. Në këtë shkrim do t’ju tregojmë disa mënyra se si ta kombinojmë tërshërën që ta bëjmë më të ushqyeshme dhe më të shijshme.

tershere me frutaKini parasysh se tërshëra, për shkak të fibrave që përmban dhe ndjesisë së ngopjes që ofron, do të ishte më  mirë që të përdorej në mëngjes sesa në darkë.

  • Tërshërë me ujë, qumësht ose lëng

Mund ta gatuani tërshërën në mikrovalë me qumësht, ujë apo me lëngun tuaj të preferuar. Nëse e lini tërshërën për 5 minuta në mikrovalë me qumësht, ajo do të bëhet një masë e trashë. Nëse nuk ju pëlqen në masë të trashë, atëherë mund t’i shtoni qumësht ose ujë dhe ta lini në trashësinë që doni. Hidhini kanellë dhe ja ku i keni marrë të gjitha vlerat ushqyese për një mëngjes të shijshëm.

Ekzistojnë shumë mënyra për të përgatitur tërshërën. Për shkak të shijes disi neutrale që ka, mund ta bëni të ëmbël ose të kripur.

  • Tërshërë më kos, rrush të thatë dhe kanellë
  • Tërshërë me gjalp kikiriku dhe fruta të thata (bajame, arra, lajthi, por në sasi të limituar 5-10 kokrra)
  • Tërshërë më kos dhe fruta natyrale (luleshtrydhe, kivi, mollë etj), një lugë të vogël mjaltë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe