Si ta kuptosh nëse je shtatzënë?

Simptomat e para fizike të shtatzënisë janë të përzierat, dhimbja e kokës, nevoja për të urinuar shpesh, fryrje, ethe si ato të menstruacioneve, luhatje humori, luhatje e dëshirës seksuale, një dhimbje e lehtë në pjesën e poshtme të shpatullës dhe një lodhje e bezdisur. Qafa e mitrës zbardhet dhe bëhet më bojëqielli, kjo për shkak të një shtimi të fluksit të gjakut. Por të gjitha këto simptoma nuk janë shumë të sakta. Duhet të bëni patjetër testin e shtatzënisë!

shtatzeneTestet që bëhen me urinë në kushtet e shtëpisë janë 95% të saktë, gjithnjë nëse i bën dhjetë ditë pas marrëdhënies së pambrojtur ose nëse i bën ditën e parë që duhej të të vinin menstruacionet. Këto teste janë një referencë shumë e mirë për të pasur informacionin më të fundit mbi testet e shtatzënisë që kryhen në shtëpi, besueshmërinë e tyre, si dhe lehtësitë për t’i përdorur. Këto teste tregojnë nivelin e hormonit gonadotropina korionike njerëzore (HCG) në urinë.

Ky është një tregues shumë i saktë, meqë HCG-ja prodhohet nga lënda placentare; asnjë organ ose qelizë tjetër nuk e prodhon atë. Por testi në kushtet e shtëpisë e ka një të metë : mund të japë rezultat pozitiv të pavërtetë.

Mund të ndodhë që të kesh menstruacione të çrregullta dhe ovulimi të vonohet (që do të thotë se je duke ovuluar ditën që bën testin); ka një përplasje me shfaqjen e hormonit luteinizantë (LF), Rezultati mund të jetë pozitiv, por jo i vërtetë. Edhe urina mund të jetë paksa e pasaktë për shkak të hollimit; nëse pi gjashtë litra ujë HCG-ja mund të jetë aq e holluar, saqë testi të dalë negativ. Prandaj është mirë të përdoret urina e parë në mëngjes. Nëse ke dyshime, përsërit testin.

Analiza e gjakut është e pagabueshme dhe ndryshe nga urina është sasiore. Gjatë një shtatzënie të shëndetshme HCG-ja do të dyfishohet çdo dy ose tri ditë. Ndodh që te gratë që kanë pasur probleme (për shembull aborte spontane, vështirësi ngjizjeje ose probleme me shtatzëni të mëparshme), kjo është e vetmja mënyrë për të identifikuar një shtatzëni në fillesat e saj.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë