Si ta përdorni kungullin si produkt kozmetik

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Të gjithë e dimë se kungulli është i pasur me vitaminë A, e cila është shumë e rëndësishme për shikimin. Duke qenë se është një antioksidues, vitamina A mban gjithashtu lëkurën të shëndetshme dhe të duket e bukur. Për më tepër, kungulli përmban edhe vitaminë C, e cila njihet si antioksidues shumë i fuqishëm për lëkurën. Ja disa mënyra të jashtëzakonshme për të përdorur purenë e kungullit si produkt bukurie:kungull

Si pastrues i trupit

Nganjëherë është ide e mirë të pastroni lëkurën me produkte natyrale që të shkëlqejë më shumë. Pureja e kungullit ndihmon edhe për zbardhjen e pjesëve të errëta të lëkurës, si tek pjesa poshtë krahëve, gjunjët dhe kyçet e krahëve. Përzieni në sasi të njëjtë pure kungulli me vaj ulliri. Shtoni edhe pak sheqer dhe masazhoni me kujdes trupin ndërkohë që jeni duke u larë.

Si produkt kozmetik për fytyrën

Pastroni fytyrën një ose dy herë në javë me një maskë që mund ta përgatisni me këto ingredientë: 1 filxhan kungull, ½ filxhan kos, 2 lugë gjelle sheqer kaf dhe 1 lugë gjelle mjaltë organik. Aplikojeni atë në fytyrë dhe e masazhoni me kujdes/ Pas 10 minutash e lani fytyrën me ujë të vakët.

Si zbutës i trupit

Në një tas të vogël përzieni sasi të njëjtë të puresë së kungullit dhe vajit të kokosit. Aplikojeni atë kur të jeni duke u larë.

Si zbutës i flokëve

E njëjta maskë me purenë e kungullit dhe vajin e kokosit mund të përdoret edhe si zbutës për flokët. Pasi t’i keni larë flokët me shampo dhe t’i keni shpëlarë mirë, aplikoni maskën. Mbajeni atë për pak minuta. Më pas i lani sërish flokët me shampo dhe ujë.

Si shërues për buza

Gjatë sezonit të dimrit, kur moti bëhet më i ftohtë, buzat kanë nevojë për hidratim dhe zbutje.

Mjafton të kombinoni ¼ lugë çaji të secilit ingredientë: pure me kungull, vaj kokosi dhe sheqerit kaf. Masazhoni me kujdes buzët dhe mbajeni për pak minuta. Në fund i lani buzët me ujë të vakët.

Burimi: Health Digest / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave