Ndoshta s’keni kohë ose para për të shkuar në një institut që aplikon terapinë e akullit. Por, mos u shqetësoni. Mund t’i shijoni efektet e një seance terapeutike akulli edhe në shtëpinë tuaj. Për këtë do t’ju duhen:
3 lugë gjelle me bar bishtkali- 1 grusht me gjethe rozmarinë
- 3 lugë gjelle me kafe (ose neskafe)
- 1 grusht me lule zvarritëse (dredhëz-dredhkë)
- 2 lugë çaj jeshil
- gjysmë litër ujë
Përdorimi
Ziejini përbërësit për 15 inuta. Hiqini nga zjarri dhe lërini të ftohen derisa të arrijnë temperaturën e dhomës. Futini në një qese plastike (nëse keni qese apo plastikë për akullin do të ishte mirë) dhe lërini në frigorifer derisa të ngrijnë.
Pasi kanë ngrirë, përdoreni akullin për të masazhuar zonat që doni të ulni dhjamin apo të tonifikoni duke e fërkuar në formë rrethore.
Ju lutemi, nëse lëkurë të ndjeshme, akullin duhet ta mbështillni me një copë ose me qese plastike në mënyrë që të shmangni djegien e lëkurës./ Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Arlinda Gjypi


