Ja disa hapa që mund të ndiqni nëse doni të jeni vegjetarianë të shëndetshëm:
Kaloni më shumë kohë me kafshët- nëse shpenzoni kohë duke ndenjur me kafshët do të harroni dëshirën për të konsumuar mish. Shikoni sytë e tyre, janë po aq të bukur sa sytë e njeriut. Shumica prej tyre nuk mund ta mbrojnë veten nga njerëzit. Të qënurit vegjetarian është një nga mënyrat për të mbrojtur kafshët dhe të bëheni një shembull i mirë për të tjerët.
Ndërtoni një plan të ri ushqimor- është pothuajse e pamundur të bëheni vegjetarian brenda natës. Edhe nëse ndodh ka shumë mundësi të filloni përsëri të hani mish brenda disa ditësh.
Ashtu sikurse nuk mund të mësoni një gjuhë të re shpejt dhe mënyrën e të ushqyerit nuk mund ta ndryshoni brenda një dite. Filloni ta reduktoni si fillim mishin e kuq dhe më pas mund ta eliminoni nga ushqimi juaj. E njëjta gjë edhe me pulën. Në këtë mënyrë nuk do dëmtoni shëndetin.
Eksperimentoni me shije të reja- ushqimet me bazë bimore janë gjithashtu të shijshme. Do të gjeni përbërës interesantë dhe do të zbuloni shije të reja. Kur shkoni për të blerë ushqime mendoni çfarë mund të blini përveç mishit.
Fokusohuni tek qëllimi juaj- nëse qëllimi juaj është të ushqeheni shëndetshëm, të humbisni peshë, të kurseni para atëhere jeni në rrugën e duhur. Nëse takoheni me njerëz që ushqehen në të njëjtën mënyrë si ju, mund të jetë një ndihmë e madhe.
Bini në dashuri me frutat dhe perimet- duke përfshirë shumë fruta dhe perime në ushqimin tuaj mund të arrini më shpejt të bëheni vegjetarian.
Mendoni të gjitha mënyrat e mundshme për të shtuar fruta, perime zarzavate në vaktet tuaja në këtë mënyrë do të luftoni dëshirën për të konsumuar mish./Përgatiti: Elena Beta


