Si të çelni ngjyrën e flokëve me metoda natyrale

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

mjalt kanell flokNëse doni të bëni një ndryshim në ngjyrën e flokëve, pa i dëmtuar ato si dhe pa shpenzuar lekë, mund të provoni këto alternativa të thjeshta me përbërës tërësisht natyralë.

Mjaltë: është e përkryer për të theksuar ngjyrën e flokëve sepse përmban një sasi të vogël  peroksid hidrogjeni. Megjithatë, mjalti do të jetë më i efektshëm në qoftë se e holloni me pak ujë ose uthull. Kjo do ta bëjë më të lehtë aplikimin dhe mund ta lani me lehtësi. Pasi ta përzieni mjaltin me uthull ose ujë, aplikojeni në flokë, vendosni një kapuç plastik në kokë dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes lani flokët si zakonisht.

Kamomil: përveç të qënit një pije e shkëlqyer, kamomili është një aleat i madh kur bëhet fjalë për bukurinë femërore dhe kujdesin e flokëve. Bëni një çaj kamomil të fortë dhe lereni të ftohet. Aplikojeni atë në të gjithë flokët tuaj dhe lerini ato të thahen jashtë në diell ose në temperaturë dhome. Kamomili ju ndihmon të hapni ngjyrën e flokëve dhe gjithashtu i ushqen ato.

Kanellë: kjo erëz aromatike është ideale nëse doni të ndriçoni ngjyrën e errët të flokëve. Lani flokët me shampo dhe kondicioner. Ndërsa flokët janë ende të patharë, aplikoni kanellë pluhur dhe ujë të ngrohtë. Vendosni një kapuç plasik në kokë dhe lereni përzierjen në aq kohë sa dëshironi. Kanella është një nga mënyrat më të sigurta për të çelur ngjyrën e flokëve.

Burimi: www.healthytipsandgoodadvices.com

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave