Kryefaqja Box 3 Si të dobësoni kofshët dhe vithet?

Si të dobësoni kofshët dhe vithet?

1
Shpërndaje

Shumë femra janë në kërkim të këshillave se si të dobësojnë kofshët dhe vithet, pasi çdo gram kalori që marrin, u përqendrohet atje. Kur ju keni formën e trupit “dardhë”, do të thotë se niveli i estrogjenit është më i lartë se tek femrat e tjera dhe e gjithë yndyra e tepërt depozitohet në këto zona.

trupiKuptoni llojin e trupit tuaj: format e trupit ndahen në dy lloje kryesore. Forma “dardhë” e trupit është ajo që ka vithe dhe kofshë të bollshme dhe e depoziton yndyrën pikërisht në këtë pjesë, ndërsa forma e trupit “mollë” është ajo që e depoziton yndyrën në pjesën e sipërme të trupit në bark dhe krahë. Nëse keni tipin e trupit “dardhë”, duhet të bëni shumë ecje, sepse kjo lloj forme trupi ka gjasa të bëhet me shumë celulit.

Qëndroni të hidratuar: uji është jo vetëm një element thelbësor për jetën por edhe për të shmangur celulitin. Pini sa më shumë ujë që të hiqni toksinat e grumbulluara në zonën e kofshëve. Pini çdo mëngjes një gotë ujë me limon ose çaj jeshil.

Mbani dietë të shëndetshme: ushqimet që merrni kanë marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qarkullimin optimal të gjakut dhe sistemin limfatik. Një dietë e pasur me drithëra, fruta dhe perime të freskëta do t’ju ndihmoni të shmangni kofshët, vithet e bollshme dhe celulitin. Hani ushqime të pasura me antioksidues në mënyrë që të luftoni radikalet e lira dhe për të përmirësuar elasticitetin e indeve lidhëse të lëkurës. Mos konsumoni ushqime me sheqer dhe sherbet.

Pini ujë detoksifikues çdo dite, ujë + limon + gjethe mente + kastravec, lëreni gjithë natën në frigorifer dhe konsumojeni të nesërmen.

Flini gjumë 8 orë në ditë.

Bëni aktivitet fizik për pjesën e kofshëve dhe vitheve që t’i tonifikoni dhe të reduktoni celulitin. Shmangni ushtrimet intensive me pesha, pasi ato do të formojnë muskuj të këmbëve dhe do të duken edhe më të bollshme. Alternativa mjaft të mira për të reduktuar yndyrën në pjesën e kofshëve dhe vitheve janë: noti, vrapi, ecja, biçikleta, litari.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here