Si të evitoni thatësinë vaginale!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

vagineNjë hulumtim britanik i publikuar jo shumë kohë më parë ka zbuluar që edhe pse 1 në 5 femra vuan nga thatësia e vaginës, gjendje e cila seksin e bën jo të këndshëm, të dhimbshëm dhe nganjëherë të pamundshëm, 90 për qind e femrave e vuajnë këtë në heshtje. Shkaku më i zakonshëm është hormonal. Gjatë menopauzës dhe pas menopauzës, kur trupi përjeton pabarazitë hormonale, nivelet e estrogjenit ulen. Për shkak të faktorëve të hormoneve, thatësia vaginale është më shumë e zakonshme në mes të  moshës 40 dhe 60 vjeçare.

Kjo gjendje mund të përfshijë gjithashtu edhe gratë në dietë të vazhdueshme të ulët në yndyrë. Për të pasur vaginë të lubrifikuar, ju duhet të hani yndyrna të shëndetshme dhe të qëndroni të hydratuar.

Vaj kokosi dhe vaj ulliri: Kur përdorni vajra si lubrifikantë, sigurohuni që ata janë organike dhe nuk kanë asgjë tjetër të shtuar. Të dy, vaji i kokosit dhe vaj ulliri mund të ndihmojnë vaginën për rinovimin e  indeve. Këto vajra gjithashtu duhet të përfshihen në dietën tuaj të përditshme për të ndihmuar prodhimin e hormoneve seksuale.

Cohosh i zi: Kjo barishte mund t’ju vijë në ndihmë me thatësinë vaginale. Kjo mund të konsumohet në një formë të thatë, ose si tretësirë me ujë ose çaj. Ju gjithashtu mund të bëni një çaj cohosh të zi dhe ta konsumoni të ngrohtë.

Burimi: http://wwwhealthyandnaturalworld.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale