Si të gatuajmë mish me mashurka (bishtaja)

Për 4-5 perona duhen:

  • 500 gram mish
  • 1 kg mashurka
  • 1 filxhan kafeje vaj
  • 2-3 kokrra qepë
  • 3-4 kokrra domate
  • Kripë, piper
  • 1 fletë dafinë
  • Majdanoz ose kopër

 mashurka 23Përgatitja

Për mashurkat parapëlqehet mish qengji ose viçi të njomë. Mishi përgatitet njëlloj si për patëllxhanët, ndërsa mashurkat pastrohen, lahen dhe hidhen te mishi 20-30 minuta para përfundimit të zierjes. U hidhet kripë, majdanoz i grirë hollë, kopër dhe mbulohen me pjatë porcelani të përmbysur. Mbulohen me kapak dhe lihen të ziejnë në një zjarr të ngadaltë, derisa të bëhen gati. Pastaj mishi vendoset në mes të pjatës ndërsa rreth e qark mashurkat, u hidhet pak nga lëngu i vet dhe majdanoz i grirë hollë. Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!