Si të humbisni kile duke konsumuar dardha!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al“: Elena Beta

dardha eKonsumimi i disa dardhave në ditë mund t’ju ndihmojë në rënien në peshë, tregojnë studimet e fundit në Brazil.
Studimi ishte fokusuar tek gratë mbipeshë dhe ka nxjerrë përfundimin se ato që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin rënie të konsiderueshme në peshë. Autoret thonë se ky frut është mjaft i pasur me fibra, prandaj është tepër i shëndetshëm, gjithashtu të krijon edhe ndjesinë e ngopjes.

Dardha përmban edhe pektine, që zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar në zvogëlimin e oreksit.
Dardhat përmbajnë minerale, si kaliumi, kalciumi, mangani, fosfor, hekur, vetëm 4-5 % sheqer, vitaminat C, B1, B2, B6, karotine, acide organike e shumë përbërës të tjerë të shëndetshëm.

Përveç se ndihmon në rënien në peshë,dardha ka efekt qetësues, pastron zorrët dhe ofron energji. Megjithatë konsumoni vetëm dardha të pjekura mirë, pasi ato të papjekurat qëndrojnë më gjatë në lukth dhe e mundojnë atë.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe