Si të humbisni peshë në pak javë

Ja disa këshilla të vlefshme

  1. Pini ujë

Çdo pije, sado dietike të jetë, ka kaloritë e veta. Lëngjet e tjera mund të kenë përmbajtje të lartë natriumi dhe karbohidratesh. Uje kaneKështu që mënyra më e mirë që të humbni peshë, është të konsumoni shumë ujë. Ka zero kalori dhe thuajse asnjë ushqim/pije tjetër nuk e ka këtë veti. Që mos t’ju bëhet i mërzitshëm, shtojini gotës së ujit disa gjethe mente ose një fetë limon.

  1. Shmangni bukën e bardhë, orizin e bardhë, makaronat e bardha

Këto ushqime kanë shumë karbohidrate dhe bëjnë “kërdinë” në trup, duke na bërë që të fitojmë peshë, sidomos rreth barkut. Mund t’i zëvendësoni mjaft mirë me bukë e makarona integrale dhe me ngjyrë të errët.

  1. Bëni ushtrime kardio, 30 minuta në ditë

Ushtrimet kardio janë vrapi, kërcimi në litar dhe çdo lloj tjetër ushtrimi që rrit rrahjet e zemrës. Duke bërë këto ushtrime çdo ditë, do të digjni shumë kalori (rreth 200-300 kalori për 30 minuta)

  1. Kafen konsumojeni pa sheqer dhe me qumësht të skremuar

Kafja në vetvete nuk përmban kalori. Kaloritë ajo i merr nga përbërësit e tjerë plotësues. Në mënyrë që të humbni peshë, pijeni kafe pa sheqer dhe me qumësht të skremuar, pa yndyrë. Madje pas një filxhani kafeje, nuk do ta ndjeni urinë për disa orë.

  1. Flini 30 minuta më shumë

Kur zgjoheni në mëngjes, pa energji, e vetmja gjë që të shkon në mendje, është të ushqehesh dhe të fillosh ditën. Nëse provoni të flini 30 minuta më shumë, do të zgjoheni të relaksuar dhe do ta përzgjidhni më me kujdes ushqimin.

  1. Shmangni në mënyrë absolute ushqimet e skuqura dhe të konservuara

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe