Përshtati në shqip: Blertina Koka
Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç dueht.
Por, përveç beta karotenes, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. I përfshini këto 5 ushqime në dietën tuaj për të mbrojtur shikimin.
Jeshillëqet
Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.



