Si të kuptosh se ke alergji nga dezinfektanti? A ndikon sasia e përdorur? Ja shpjegimi i alergologes Xhixha

Gazetare: Klevisa GJIKA

Përdorimi i dezinfektantëve në masë për shkak të frikës së infektimit me SARS COV-2 është normaliteti i ri me të cilin jem përshtatur. Megjithatë, jo të gjithë kemi të njëjtin reagim nga ana e organizmit pas përdorimit të produketeve të njëjta.

Në një intervistë për gazetën “Shëndeti”, mjekja alergologe Mira Xhixha shpjegon se pse ndodh kjo dhe çfarë duhet të bëjmë në raste të tilla.

“Rastet kur janë mbipërdorur dezinfektatnët, nga personat shumë meraklinj, normalisht që kanë dhënë dermatite kontakti irritative, në raste të rralla kemi pasur mekanizëm alergjik të mirëfilltë. Por kjo nuk varet nga sasia e përdorur. Nëse një lëndë kimike do japë një alergji nga kontakti nuk është e thënë të jetë në sasi të madhe apo përdoret shpesh. Mjafton të përdoret në fillim dhe menjëherë alergjia kuptohet. Problemi është te dermatitet që janë irritative. Ka pasur raste të tilla, ku kemi lejuar produkte më ‘safe’ ose larjen me ujë e sapun.”

Xhixha shton më tej se shfaqja e shenjave të alergjisë së dezinfektantëve ka ndodhur më herët se zakonisht për shkak të frikës dhe ankthit të krijuar gjatë kësaj kohe.

“Pavarësisht se shkaktari nuk ka qenë prezent, pacinetët i kanë shfaqur më para simptomat, vetëm si pasojë e ankthit dhe frikës. Nga njëra anë ankthi dhe frika kanë bërë që të shfaqin më shpejt një sëmundje alergjike.”

Apeli i mjekes është vazhdimi i mjekimit për aq kohë sa e ka rekomanduar mjeku dhe respektimi i masave anti-covid, që referuar alergoles, janë zero dhe parandalojnë infektimin.

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU