Me shumë lojëra, shokë e shoqe të reja, kopshtet apo institucionet parashkollore bëhen shtëpi e dytë për shumë fëmijë dhe një vend ku ata kalojnë kohën më të madhe dhe më të bukur të ditës.
Por jo edhe për ata që sapo fillojnë të vijojnë këto institucione.
Pothuajse të gjithë fëmijët fillimisht e kanë të vështirë të pranojnë procesin e ndryshimit të kujdestarëve.
Adaptimi në fillim paraqet ndryshime në ritmin familjar me të cilin fëmija është mësuar prandaj vështirësitë sipas psikologoëve janë shumë normale.
Por cila është mënyra më e mirë që fëmija juaj të mos ketë probleme të adaptohet në kopsht?
Ajo se si prindërit i qasen këtij ndryshimi reflekton shumë tek fëmijët dhe ka shumë rëndësi në këtë situatë.
Psikologët këshillojnë që pindërit të jenë të sinqertë me fëmijën, mos të largohen pa ju shpjeguar çfarë po ndodh, të flasin sa më shumë me fëmijët dhe dërgimin në kopësht ta marrin pa asnjë stres dhe me vendosshmëri.
E rëndësishme është që prindërit të mos ndihen fajtor për dërgimin e fëmijëve në kopsht dhe të kujtojnë që po investojnë në edukimin dhe formimin e tyre.
Ndërsa sa i përket adaptimit duhet të kenë durim, kjo mund të zgjasë varësisht nga fëmija.
Dërgimi i fëmijëe në kopësht ndikon mirë në persosonalitetin e tyre, fillimisht ata socializohen më fëmijë të tjerë dhe kjo i bën ata më të shoqërueshëm, ndërsa më vonë krijon pavarësi dhe nxit shkathësi tek ta./revistaporta