Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Kohëve të fundit, virusi Zika është bërë tmerri i nënave që janë shtatzënë. Personat që janë më të ndjeshëm ndaj këtij virusi janë të porsalindurit dhe nënat shtatzënë. Vetëm një në pesë persona të infketuar nuk shfaqin asnjë simptomë, duke e bërë këtë sëmundje relativisht të rrezikshme.
Shenjat më të zakonshme të infektimit janë dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, skuqje, temperaturë, sy të kuq që zgjasin për disa javë etj.
Për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm për t’u prekur nga ky infeksion ju duhet të menjanoni vizitimin e vendeve të prekura nga ky virus. Nëse po, ju duhet të menjanoni vendet që janë të mbushura me mushkonja dhe duhet të vishni rroba me mëngë të gjata, në mënyrë që të shmangni çdo kontakt me insektet. Sigurohuni të mbyllni dritaret gjatë natës dhe të fikni dritat.
Fatmirësisht në Shqipëri nuk ka asnjë të infektuar me virusin Zika.
Burimi: Step to Health


