Përshtati në shqip: Blertina Koka
Dietat me bazë bimore janë më të ndjekurat aktualisht. Shumë vegjetarianë, ose ata që thjesht përiqe të konsumojnë pak mish, kërkojnë për produkte alternative të mishit për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Dhe jo pa një arsye: Krahasuar me njerëzit që e konsumojnë mishin, vegjetarianët priren të kenë nivele më të ulëta të kolesterolit dhe tensionit të gjakut, që lidhet me ulje të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe llojeve të ndryshme të kancerit.
Gjithsesi, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm, një dietë e pabalancuar mund të shkaktojë mungesa në lëndë ushqyese të rëndësishme, si vitamina B12.
Kur keni mungesë të kësaj vitamine, mund të ndiheni të lodhur, keni të përziera, të vjella, dobësi të muskujve, mpirje të duarve dhe këmbëve (lexoni disa nga shenjat paralajmëruese të mungesës së vitaminës B12). Konsultohuni me mjekun dhe bëni një test gjaku nëse dyshoni se keni mungesë të kësaj vitamine të rëndësishme, dhe përfshijeni më shumë në dietë. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga këto ushqime.


